Meta dëshmon në SPAK për 21-janarin/ Pyetet si personi në dijeni për 2 orë e gjysmë

Meta dëshmon në SPAK për 21-janarin/ Pyetet si personi në dijeni për 2 orë e gjysmë

Ish-Presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK për vrasjen e 4 protestuesve në 21-Janar 2011. 

 

Për rreth 2 orë e 30 minuta është pyetur si person në dijeni për çështjen, pasi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit në kohën kur opozita e kohës protestonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

 

Marrja në pyetje e tij ka ardhur pas kërkesës që ky i fundit ka bërë vetë për t’u pyetur në lidhje me këtë çështje, dosje e cila po hetohet nga prokurori Alfred Shehu. 

 

Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK. Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK edhe Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy