
Departamenti i Thesarit të SHBA-së të hënën tha se planifikon të marrë një hua rreth 3 trilionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2020, një shumë rekord sipas qeverisë federale amerikane.
"Është më e madhe se ajo që marrim zakonisht", tha një zyrtar i lartë i Thesarit. Huamarrja neto e Thesarit vitin e kaluar fiskal, për shembull, ishte 1.28 trilionë dollarë.
Detajet shtesë do të njoftohen sërish të mërkurën e ardhshme.



