Ngërçi për Kushtetuesen, Komisioni i Venecias: Veprimet e presidentit janë të arsyeshme

Ngërçi për Kushtetuesen, Komisioni i Venecias: Veprimet e presidentit janë të arsyeshme

Komisioni i Venecias sheh si shkakun kryesor të përplasjes maxhorancë-Presidencë mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit mes palëve. Në draft-opinionin mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Venecia konkludon se “Problemi kryesor pse situata u përkeqësua nuk është interpretimi i ndryshëm nga palët i nenit 179 të Kushtetutës dhe dispozitave të tjera, por mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit të ndershëm. Të dy palët bien dakord për këtë në parim, por insistojnë që vetëm ata i qëndrojnë besnik ligjit dhe jo pala tjetër”.

Ekspertët e Venecias bëjnë thirrje që “Të dy palët duhet të përmbahen nga retorika agresive. Shumë nga problemet mund të zgjidhen me anë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, siç është theksuar disa herë nga Komisioni i Venecias”.

Lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Venecia vlerëson se veprimet e Metës kanë qenë përgjithësisht në përputhje me Kushtetutën dhe në këto kushte, nuk ka arsye për shkarkimin e tij.

Veprimet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme. Për këtë arsye, nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”, thuhet në draft-opinion.

Sipas Komisionit të Venecias, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi humbi kohë të çmuar për shmangien e krizës kushtetuese që erdhi më pas.

Ekspertët e Venecias e konsiderojnë të vlefshëm pezullimin e emërimit të dytë nga ana e presidentit Meta. “Pezullimi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë, që emërimi automatik të mos realizohej”, thuhet në draft.

Ndërsa lidhur me veprimet e kreut të KED për listat e dërguara te presidenti dhe Parlamenti, vlerësohet se “krijuan një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Lidhur me betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, Venecia thekson betimin te Presidenti si parakush i domosdoshëm.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin te Presidenti. Betimi te Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës…Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”.

Komisioni i Venecias e shqyrtoi rastin pas dy kërkesave të njëpasnjëshme për interpretim: njëra e nisur fillimisht nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe tjetra vetëm pak ditë më pas edhe nga Presidenca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy