Ky është momenti kur një ushtar i Koresë të Veriut, dezertor dhe tenton të kalojë kufirin me një makinë të vendit komunist që e nget me shpejtësi drejt Koresë së Jugut. Makina e tij bie në sy të rojeve të kufirit pranë Zonës Kufitare dhe ushtarët koreanoveriorë reagojnë.
Ndërsa ata ndjekin kolegun e tyre, ushtarit i bllokohet makina fare afër kufirit dhe ai ikën prej saj, vrapon më këmbë që të kalojë ato pak metra që e ndajnë nga liria, por shokët e tij e qëllojnë dhe plumbat e shtrijnë përtokë. Njeri prej rojeve kufitare madje, hedh edhe ca hapa përtej kufirit dhe pastaj kthehet më shpejtësi mbrapsht në Korenë e Veriut.
Ushtari dezertor i plagosur bie mbi një pirg gjethesh dhe mbetet mes dy kufijve derisa bie nata. Natën, rrezet infra të kuqe të kameras kapin imazhet e dy ushtarëve të Koresë së Jugut teksa tërheqin zvarrë të plagosurin për ta futur në Korenë e Jugut.
Incidenti dramtaik ndodhi më 13 nëntor. Ushtari i plagosur ndodhet në gjendje të stabilizuar në një spital në Korenë e Jugut.



