“Fundi i një kronike të paralajmëruar”, Hoxha: Gentian Bejtja njeri me rrezikshmëri të lartë, ekzekutorët kanë pasur mbështetje lokale

“Fundi i një kronike të paralajmëruar”, Hoxha: Gentian Bejtja njeri me rrezikshmëri të lartë, ekzekutorët kanë pasur mbështetje lokale

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka dhënë detaje lidhur me atentatin mafioz të nddhur pak ditë më parë që i mori jetën një personazhi të njohur të botës së krimit Gentian Bejtja.

Ai tha se kohën kur ai ka qenë gardian burgu po ta pyesje as vetë Genrtiani nuk e mbante mend, ndërs atheksopi se ai ishte një person me rrezikshëmri të lartë sepse ishte i aftë të përdorte shumë lloj armësh dhe zona e quanin problem të madh sepse ishte kthyer në armik publik për atë zonë.

Sipas tij, dyshohet të jenë 4-5 persona ata që e kanë kryer ekzekutimin dhe po ashtu dyshohet se kanë pasur mbështetje lokale por nuk janë persona të zonës.

Që ky ka qenë polic burgjesh dhe po ta pyesje vetë atë e ka harruar. Ata të Fushë Krujës kanë qenë gardian të burgut sepse deputeti i zonës ku ti çonte ata dhe në momentin që ata shkonin aty pas disa muajsh kuptonin se me atë rrogë nuk jetohej dhe largoheshin.

Bejtja është një personazh i rëndësishëm në atë zonë. Gentian Bejtja në vetvete s’ka pasur ndonjëherë bandë por ka qenë pjesëtar herë pas here i grupeve që kishin nevojë për ekspertizë. Në këto momente ngjarja e tij ishte e pashmangshme por u habita se si e gjetën kaq shpejt.

Ka qenë në shumë ngjarje të rënda në trekëndëshin e famshëm të Bermudës. Në vitet e fundit për shkak të një konflikti të madh mes dy aleancave të grupeve, kishim dy palë që kishin krijuar një konflikt me njeri tjetrin dhe njëri krah ishte Ervis Martinaj, Fushë Kuqaj, Lezha dhe Shkodra dhe pala tjetër ishin të gjithë grupet e zonës së Fushë Krujës në të cilën kishin mbështetje nga jugu, Tirana dhe Durrësi. Përfshirja e Gentianit në këtë histori ishte se u bë pjesë e grupit që vinte nga veriu dhe kjo gjë e ekspozoi atë kaq shumë.

Më tej ai shtoi se Gentian Bejtja vrasje patjetër që ka kryer sepse ka qenë një periudhë kohore ku sëbashku me dy persona të tjerë, një nga Shijaku dhe një nga Sukthi ishin një skuadër ekzekutimi e frikshme nga të cilët kanë mbetur vetëm një prej tyre dhe përfshirja në këto ngjarje të krijon problematikë kur aleanca që ti ke qenë i përfshirë ka humbur betejën.

Sot Ervis Martinaj dihet që ka dalë nga loja, grupi i Shkodrës po ashtu dhe grupi i Lezhës nuk i garantoi dot atij paprekshmëri. Gentiani ishte në person me rrezikshmëri të lartë sepse ishte i aftë të përdorte shumë lloj armësh dhe zona e quanin problem të madh sepse ishte kthyer në armik publik për atë zonë jo për policinë.

Dhe fakti që ai nuk kishte një shtab, apo organizatë por ishte në qitës individualistë por bashkohej në varësi të aleancave që krijonte e bënte atë rrezik serioz në zonën e Fushë Krujës prandaj kundërshtarët e tij morën vendimin për ta ekzekutuar me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Ky ka qenë pjesë ka kryer punën për llogari të grupit të Ervis Martinaj. Nuk ka pasur bandë të vetën. Nëse të kaluarën ka pasur histori bashkëpunim me grupin e Niklës, kur Stafuka është rrëmbyer dhe zhdukur ka qenë dhe ky prezentë aty dhe ajo ngjarje i ka shërbyer për të parë dhe fundin e tij. Stafuka e njohin më shumë se deputetin e zonës atje dhe kur është rrëmbyer është torturuar dhe zhdukur kufoma.

Dhe në ato momente ai është shkëputur nga grupi ku kishte ndenjur. Vitin e kaluar kur iu vra kunati dhe u dëmtuan fëmijët e mitur autorët i hynë në banesë dhe e goditën dhe në atë moment u dyshua se Bejtja do reagonte dhe në momentin e parë që do i jepej do godiste, një ndër hapat e parë që ai ndërmori ishte largimi i familjes së tij jashtë vendit tentoi më pas të godiste por koha nuk i mjaftoi.

Hoxha tha se Bejtja ishte njeri që nuk bëhej bashkëpunëtor dhe eliminimi i tij kërkohej me çdo kusht.

Në ngjarjen e kaluar policia bëri një veprim që bëhet zakonisht aty që shkojnë dhe arrestojnë disa personazhe të zonës.

Në atë kohë u arrestua dhe Valter Bami sepse u tha se ju gjetën gjurmë baruti, por duke pasur parasysh se ka pasur dhe një konflikt në zonë dhe afërsia e banesave të tyre dhe influencën e Bamit në atë zonë u akuzua si i përfshirë në atë ngjarje, prokuroria fillimisht ndryshoi masën e sigurisë e çoi arrest shtëpie dhe më pas e lëshuan fare sepse nuk u gjetën prova.

Serish u hodh në media i njëjti informacion se dyshimet janë se mund të jenë përfshirë të njëjtët njerëz policia ka shkuar atje dhe katër ditë më parë ai ishte larguar me djalin e vetë jashtë vendit, katër ditë para vrasjes. Bejtja ishte një njeri që kush e gjente i pari do e vriste.

I pyetur se kush dyshohet se fshihet pas kët atentati, Hoxha tha se të interesuar për eliminimin e Gentian Betjas kanë qenë shumë nga veriu në jug por duke qenë se zona e Fushë Krujës e cila është e vështirë për tu futur sepse është një territor që duhet të kesh informacion, njohje.

Duket se informacione ka qenë i saktë për vendndodhjen e tij kanë shkuar drejt në banesë dhe kanë kryer ekzekutimin. Dyshohet të jenë 4-5 persona ata që e kanë kryer dyshohet se kanë pasur mbështetje lokale por nuk janë persona të zonës.

Është skuadër që ka vepruar në mënyrë perfekte dhe tjetra me ata kundërshtarë që ai kishte e kishte të pamundur të mbijetonte. Sot jemi në atë situatën fundi i një kronike të paralajmëruar, ai e kishte paralajmërimin e tij, ose më saktë ultimatumin dhe janë bërë të gjitha përpjekjet për ta gjetur dhe ekzekutuar.

Dyshimi i fundit është se si e morën ata vesh kaq shpejt që ai u kthye në banesë dhe këtu vijmë te pjesa tjetër ose kanë pasur kanale të forta informimi ose ata që e strehonin mund të jenë vënë nën trysni dhe e kanë shitur

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy