Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi të drejtën për tu rikthyer në punë si kryebashkiak, ditën e sotme Gjykata e Lartë vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arest me burg” ndaj Xhelilit.



