Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë më e gjata në historin amerikane.
Presidenti Trump tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.
Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë së cilës i përkasin.
Burimet e Kongresit thonë se marrëveshja nuk përfshin parat që shefi i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë.
Presidenti republikan më parë u zotua të refuzojë ndonjë projekt-ligj të tillë përveçse nëse përfshihej 5.7 miliardë dollarë për të financuar ndërtimine murit që ishte edhe premtimi në fushatës së tij presidenciale.
Por demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, e kanë refuzuar me forcë.
Duke folur në ditën e 35-të të mbylljes së qeverisë, gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se marrëveshja do të mundësonte financimin e qeverisë deri më 15 shkurt.
Ai deklaroi se punonjësit e prekur të administratës, që ai i cilësoi patriotë të jashtëzakonshëm, tashmë do të marrin pagat e tyre të prapambetura.
Trump tha gjithashtu se ai kishte vendosur në këtë kohë të mos përdorte "një alternativë shumë të fuqishme" një referencë e dukshme për shpalljen e një emergjence kombëtare, shkruan BBC.
Kjo mund të devijojë fondet ushtarake drejt ndërtimit të një pjese të kufirit jugor, por një shpallje e tillë do të provokonte trazirë kushtetuese dhe sfida ligjore.
Megjithatë, presidenti shtoi se ne në të vërtetë nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të ndërtojmë një mur të fuqishëm apo pengesë çeliku.
"Nëse nuk marrim një marrëveshje të mirë nga Kongresi, qeveria ose do të mbyllet më 15 shkurt përsëri. Ose do të përdor fuqitë që më janë dhënë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për të adresuar këtë emergjencë", tha Trump.
Deklarata e Trump gëzoi 800,000 punonjës që humbën një pagë tjetër në mes të ngërçit pesë javësh.
Qindra fluturime u ndaluan ose u shtynë në aeroportet amerikane të premten për shkak të kontrolluesve të trafikut ajror të papaguar.



