Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës.
Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.
Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur rreshje shiu/dëbore me intensitet deri mesatar. Temperaturat në vlerat -2 grade deri +1 gradë. Në rrugën e Dardhës reshje dëbore, km 5 – km 14, trashësia e dëborës nga 5 cm -10 cm. Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, reshje dëbore trashësia 3cm – 7cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë reshje shiu/dëbore e shkrirë. U punua më mjete Borë pastruese për pastrim dhe kriposje. Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje.
Kontraktorët janë në gatishmëri për Mirëmbajtjen Dimërore dhe për Mirëmbajtje Emergjente.



