Kultivonte dhe prodhonte kanabis me qëllim shitjen si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 35- vjeçari.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.



