Vuçiç pas takimit me senatorët amerikanë: Nuk mund ta njohim Kosovën pa kompromis (VIDEO)

Vuçiç pas takimit me senatorët amerikanë: Nuk mund ta njohim Kosovën pa kompromis (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua sot me Senatorët e SHBA, republikanin Ron Johnson dhe demokratin Chris Murphy për të diskutuar pwr dialogun Beograd-Prishtinë.

Vuçiç u tha senatorëve amerikanë se “Beogradi pret heqjen e taksës” dhe se do “arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit”, raporton “Telegraf”.

Por, shtoi Vuçiç, kjo zgjidhje “nuk mund të jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë”, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë.

“Serbia mund të diskutojë çdo gjë vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe. Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, shtoi Vuçiç.

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Dy senatorët thanë se procesi i dialogut “do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët”, por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, “potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbet në negociata”.

Johnson, republikan, tha se “Amerika është mike e popullit serb” dhe se “dëshiron të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun dhe procesin, në të cilin të dy popujt duhet të japin diçka dhe të marrin diçka”.

Demokrati Murphy tha se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë, edhe autoritetet në Prishtinë do t’i bëjnë hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

Ai theksoi se mbështetja për dialogun Serbi-Kosovë është një çështje, për të cilën edhe demokratët, edhe republikanët në SHBA bien dakord.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është pezulluar prejse Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Senatorët amerikanë qëndruan këtë javë edhe në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy