
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ndihet "shumë keq" për ish-menaxherin e fushatës së tij, Paul Manafort, një ditë pasi ai u dënua me një afat burgimi.
Trump gabimisht u tha gazetarëve se gjyqtari në këtë rast kishte thënë se nuk kishte bashkëpunim mes fushatës Trump dhe Rusisë.
"Është një mashtrim dhe 'gjueti shtrigash'", tha presidenti republikan ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Manafort, 69 vjeç, u gjet fajtor për mashtrime tatimore dhe bankare.
Ndërsa ai u largua për të parë dëmet tornado në shtetin amerikan të Alabamës, presidenti përsëri e mohoi se në fushat ai kishte bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në 2016.
"Ndihem shumë keq për Paul Manafort", u tha gazetarëve Trump. "Mendoj se ka qenë një kohë shumë e vështirë për të".
Ish-lobisti Manafort u dënua vitin e kaluar për të fshehur 55 milion dollarë amerikanë nga autoritetet tatimore amerikane se ai ishte paguar për konsultime politike në emër të politikanëve pro-rusë në Ukrainë.
Por Trump gaboi kur tha para gazetarëve se gjyqtari kishte përjashtuar ndonjë bashkëpunim në zgjedhet me Rusinë.
Presidenti republikan u tha gazetarëve se ai ndihej "shumë i nderuar" nga komentet e gjyqtarit.
Manafort, është dënuar me 47 muaj burgim për mashtrime bankare, si dhe ato me taksa.
Manafort u shpall fajtor vitin e kaluar për fshehje të miliona dollarëve të ardhura nga aktiviteti këshillues që ka pasur në politikën e Ukrainës.
Ai duhet të paguajë 18 milionë dollarë kthim të të hollave që ka fshehur dhe 50 000 dollarë gjobë.
Manafort pritet të dënohet javën tjetër në një tjetër rast, që ka të bëjë me lobimin e tij joligjor.
Akuzat vijnë nga një hetim që po bën prokurori special, Robert Mueller, në lidhje me fushatën e Trumpit dhe mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me Rusinë më 2016.



