Armët e reja amerikane do të ndihmojnë Ukrainën të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin.
Kështu tha për CNN ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov.
Ne do të çlirojmë të gjitha territoret tona, të gjitha, përfshirë edhe Krimenë. Krimeja është një objektiv strategjik për Ukrainën sepse është territor ukrainas. Por ne do të lëvizim hap pas hapi.
Reznikov shpjegoi se hapi i parë do të jetë stabilizimi i situatës, hapi i dytë do të jetë largimi i rusëve. Në fazën e tretë, partnerët do të diskutojnë si të çlirohen territoret, përfshirë Krimenë.



