
Analisti Enton Abilekaj komentoi ngjarjen e fundit të hedhjes së policit nga lartësia, duke theksuar se kur policia bashkohet me më të fortët kundër më të dobëtit, kjo është një tipar i këtij sistemi.
Ai solli në vëmendje raste si ai i Martin Canit dhe një incident të ndodhur në Tiranë, ku djali i një biznesmeni plagosi tre persona.
Abilekaj shtoi se ky sistem ka krijuar një situatë ku të gjithë janë viktima, përveç atyre që e kanë ndërtuar, siç janë kryeministri dhe grupi i tij i oligarkëve dhe kriminelëve.
Është pak e çuditshme, sepse ka pasur shumë raste të ngjashme. Ministri përmendi Pogradecin, rastin e Palasës dhe disa raste të tjera, si ai i Martin Canit, që janë tipike. Kur policia e shtetit bashkohet me më të fortët kundër më të dobëtit, kjo është tipike për këtë sistem.
Para disa muajsh, djali i një biznesmeni plagosi tre persona në një lokal në Tiranë, ku ai e nxori pistoletën për t’ua treguar, por e shtypi gabimisht dhe tre persona u plagosën. Ky është një rast tipik ku policia bëhet me më të fortin kundër më të dobëtit.
Në këtë rast, i dobëti ishte një polic që nuk e mbajti dot presionin dhe tentoi të vetëvritej. Unë mendoj ndryshe për vetëvrasjen, por kjo është një çështje tjetër. Fakti është që policia është bërë përsëri e më të fortit.
Kur tenton të mbash një presion të tillë, ndodhin këto ngjarje të papritura. Ky është një sistem ku të gjithë janë viktima, përveç atyre që e kanë ndërtuar, kryeministrit dhe grupit të tij të oligarkëve dhe kriminelëve.



