Ligji për bletarinë, Memisha: Disiplinon bletarët në produktet që realizojnë, infrastruktura të subvencionohet nga shteti

Ligji për bletarinë, Memisha: Disiplinon bletarët në produktet që realizojnë, infrastruktura të subvencionohet nga shteti

Pashun Memisha, bletar në Gjirokastër deklaroi përmes një lidhje "Skype" me studion e emisionit “MCN Economy” se ligji për bletarinë disiplinon bletarët për produktet që realizojnë pasi është primare mbrojtja e konsumatorit.

Duke vijuar më tej, Memisha tha se nëse një bletar do të jetë produktiv ai duhet të investojë dhe shteti së paku duhet të subvencionojë pjesën e infrastrukturës.

E kam përkrahur që në momentin e parë pasi ishim të zbuluar në raport me interesat e bletarëve. Realisht ky ligj disiplinon bletarët për produktet që realizojnë. Duhen mbrojtur konsumatorët. Është detyrim që shteti ta ketë këtë ligj. Janë një sërë detyrimesh dhe ligji nuk mund t’i zgjidhë të gjitha. Tregu shqiptar vërtet prodhon mjaltë cilësor, por një fermer i vetëm, nuk mund të eksportojë. Këto kërkojnë të tjera specifikime në raport me tregun.

Nuk e di draftin përfundimtar, por i kam vlerësuar ekspertët dhe mund të ketë shtesa ose pakësime të cilat të jenë më të kuptueshme më të qarta dhe më kontrolluese, të mos jenë të përgjithshme. E kam fjalën më  shumë tek të drejtat e qytetarit,  se çfarë blejnë ata. Ligji shpesh herë bëhet i papëlqyeshëm për bletarin. Konsumatori është i pari në raport me ligjin.

Shteti nuk është fort i disiplinuar për të treguar interesa për bletarin. Shteti duhet t’i jepte vlera të tjera bletarit, duhet të kishte detyrime nga ana financiare. Bletari duhet të jetë produktiv në prodhimin e tij, por që të jetë i duhen investime. Pjesa  e infrastrukturës duhet të subvencionohet nga shteti. Një bletar duhet të ketë një automjet, pa taksa vjetore, pa doganë, pasi kështu stimulohet.

Ligji për kooperativat, vërtetë e favorizon. Një bashkim bletarësh ligjor që të prodhojnë një produkt të certifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy