Kuba heq taksat doganore për ushqimet dhe ilaçet pas trazirave (VIDEO)

Kuba heq taksat doganore për ushqimet dhe ilaçet pas trazirave (VIDEO)

Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqimin, ilaçet dhe gjërat e tjera të domosdoshme pas trazirave të fundit.

Që nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e tilla të sjella nga udhëtarët deri në fund të vitit.

Mijëra persona dolën në rrugë të dielën në protesta mbi mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e qeverisë të Covid-19.

Një kërkesë që ata kishin ishte që njerëzit që mbërrinin në Kubë të sillnin furnizime pa paguar detyrime doganore.

Kubanët kontrollojnë telefonët e tyre pasi autoritetet rivendosën aksesin në internet, më 14 korrik 2021

Dhjetëra janë arrestuar në të gjithë vendin që nga fillimi i trazirave të dielën, ndwrsa autoritetet konfirmuan të martën vdekjen e një burri.

Demonstratat e paautorizuara janë të paligjshme në vend, dhe protestat anti-qeveritare janë të rralla.

Kryeministri Manuel Marrero Cruz njoftoi ndryshimin të mërkurën në një takim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Ishte një kërkesë e bërë nga shumë udhëtar dhe ishte e nevojshme të merrej ky vendim. Qeveria "do të vlerësojë gjërat" pas 31 dhjetorit.

Aktualisht udhëtarët në Kubë mund të sjellin deri në 10 kg ilaç në vend pa taksa. Sidoqoftë, ata duhet të paguajnë detyrime doganore për sasinë e kufizuar të ushqimit dhe furnizimeve të higjienës personale që u lejohet të sjellin.

Është i paqartë efekti që do të ketë një ndryshim i tillë doganor. Pak njerëz po udhëtojnë në Kubë aktualisht mes pandemisë së koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy