Punëtorët e “ALUMIL” protestë për pagat: Të rriten minimumi 10%, nuk pranojnë kontratë kolektive (VIDEO)

Punëtorët e “ALUMIL” protestë për pagat: Të rriten minimumi 10%, nuk pranojnë kontratë kolektive (VIDEO)

Punëtorët e firmës “ALUMIL” kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bojkotuar punën për shkak se kërkojnë rritje rroge dhe kushte më të mira pune, përfshi dhe një vend të dedikuar ku mund të konsumojnë drekën. Gazetari i MCN Tv, Besmir Pula, raportoi nga protesta se punëtorëve iu është mbyllur dera e kompanisë për të mos folur me mediat. Ata shprehen se rroga është minimale dhe nuk e përballojnë dot jetesën, ndërkohë që kanë tre muaj që iu është premtuar rritje rroge. “Paga është 400 mijë lekë të vjetra, 8 orë punë. Kam 20 vite punë saldator, në 20 vite më është rritur rroga vetëm 20 mijë lekë të vjetra. Gjithë fabrika është në protestë, janë gati 150 punëtorë gati. Presim të bëjnë negociata ata brenda, po nuk na i ngritëm nuk bëjmë punët. Edhe pse me siguracionet janë të rregullt”, tha një punëtor. Ndërkohë një grua shtoi se ka 20 vjet që punon dhe nuk është paguar për vjetërsinë e punës, duke shtuar se e krahasojnë me një punëtore që ka një vit që është në punë. “Na thonë, jo sot, jo nesër, jo të bëjmë bilancin, më e pakta e rritjes që kërkojmë është 10% minimumi”, deklaroi një banor. “Kemi pasur takim me përfaqësuesit e firmës, presim, kemi 3 muaj që i kemi vënë në dijeni. Thirrjet dalin nga halli se nuk e përballojmë dot mënyrën e jetesës. Sot kemi bojkotuar punë gjithçka, zero. Jemi 220 punëtorë bashkë me administratën, të gjithë e kanë bojkotuar përveç administratës. Kemi firmosur kontratë individuale pa afat, parashikon rritje rroge 5% çdo vit. E kanë zbatuar po zbatimi është zero karshi punës që bëjmë. Kërkojmë kushte pune dhe paga, kanë 3 muaj që na gënjejnë, kemi punuar sa kanë dashur dhe 12 orë. Nuk na kanë shpërblyer na thanë do rritet rroga që në maj, këta nuk kanë marrë asnjë masë për rritjen e pagave. Paga duhet rritur, titullarët nuk dalin të përballen me realitetin. Na premtohet sa për të na gënjyer, pagat janë dhënë dje, por rritja e rrogave nuk është rritur. Ishte premtuar në maj, qershor. Problemi është se nuk është bërë rritja e pagës siç na u premtua. Jemi me kontrata janë individuale, nuk pranojnë kontratën kolektive. Do vazhdojmë protestat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy