Starton Euro 2020, festë madhështore në “Olimpico” të Romës (VIDEO)

Starton Euro 2020, festë madhështore në “Olimpico” të Romës (VIDEO)

Ka startuar ditën e sotme Euro 2020, i planifikuar për t’u luajtur një vit me parë, por për shkak të pandemisë u shty. Ndeshja hapëse është ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila zhvillohet në “Olimpico” të Romës.

Në kryeqytetin italian ka qenë një festë e madhe para fillimit të ndeshjes, ku është mbajtur edhe ceremonia e hapjes. Në pamjet e publikuara nga UEFA, shihet stadiumi dhe performanca nga figura të njohura, si ajo e tenorit italian, Andrea Bocelli dhe “DJ” të famshëm Martin Garrix.

Në stadium u shfaqën tullumbace, me famujt e të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse në këtë kompeticion, ndërkohë që nuk munguan edhe fishekzjarrët. Pritet të jetë një muaj spektakolar, ku të gjithë sytë e botës do të jenë padyshim te Euro 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy