Covid-19 në Shqipëri, ka sjellë pasoja të rënda për turizmin.
Numri i turistëve të huaj u ul në mënyrë drastike.Sipas të dhënave nga INSTAT, për muajin mars, në vendin tonë, hynë 95 mijë shtetas të huaj, në rënie me 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto hyrje i takojnë kryesisht fillimit të muajit mars, përpara se kufijtë të mbylleshin tërësisht në mënyrë kategorike.
Si rrjedhojë, bilanci sa i takon tremujorit të parë të vitit në sektorin e turizmit, rezultoi negativ, me një rënie prej 17.7% të shtetasve të huaj.
Jo vetëm që lëvizjet janë 10-20% më të të ulëta së më parë, por edhe rezervimet e turistëve të huaj drejt Shqipërisë janë anuluar ose janë në fazë pezullimi.
Në sektorin e turizmit në Shqipërinë janë të punësuar ofro 255 mijë punonjës, afërsisht sa 22 % e punësimit total në vend, të gjithë të rrezikuar për të humbur vendet e punës.



