Hetimet për dhunën ndaj të miturës në Fier/ Pula: Publikimi i videos tregon dështimin e Prokurorisë dhe Policisë, duhej të sekuestronin celularët (VIDEO)

Hetimet për dhunën ndaj të miturës në Fier/ Pula: Publikimi i videos tregon dështimin e Prokurorisë dhe Policisë, duhej të sekuestronin celularët (VIDEO)

Ngjarja e rëndë e regjistruar muajin e kaluar në Fier, ku tre vajza të mitura kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatare brenda një banese, vijon të ngjallë reagime.

 

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë në opinionin publik.

 

Gazetari Besmir Pula, i ftuar në emisionin "MCN Live", u shpreh se fakti që videoja është bërë publike tregon përgjegjësinë e Prokurorisë dhe Policisë së Fierit, të cilat, sipas tij, nuk arritën të parandalonin përhapjen e saj duke sekuestruar telefonat celularë të personave që e filmuan.

 

Një ngjarje tepër e rëndë, e regjistruar në muajin qershor, u bë virale vetëm tani. 

Në këtë rast viktimë nuk është vetëm 17-vjeçarja e dhunuar, por edhe vetë të miturat që ushtruan dhunën, duke pasur parasysh se njëra prej tyre vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

 Po ashtu, kjo situatë rëndon edhe mbi institucionet përgjegjëse, Policinë dhe Prokurorinë e Fierit.

 

Më 8 qershor është regjistruar kjo video. E mitura është dhunuar brenda një banese në fshatin Mbyet, njësia administrative Portëz. 

Ajo kishte shenja dhune në pjesë të ndryshme të fytyrës, çka ngriti dyshimet e familjarëve. 

 

Fillimisht, vajza nuk i kishte treguar nënës se ishte dhunuar, por më pas familja iu drejtua komisariatit për të bërë kallëzim. Pas kësaj nisi hetimi për veprën penale 'Heqja e paligjshme e lirisë'.

 

Kam kritika edhe për Prokurorinë e Fierit. Edhe pse hetimet kishin nisur dhe procedurat ligjore ishin në zhvillim, pak javë më vonë videoja doli në publik dhe u bë virale.

 

Mendoj se në këtë rast Prokuroria e Fierit dhe Policia kanë dështuar. Duhej të merrnin masa që kjo video të mos publikohej, duke sekuestruar telefonat celularë të personave që e kishin filmuar.

 

Kjo ishte përgjegjësi e Prokurorisë dhe e strukturave të hetimit kibernetik. Ato duhej të ndërhynin për të penguar përhapjen e videos dhe, nëse ishte e mundur ligjërisht, për ta fshirë atë nga pajisjet e personave që e kishin regjistruar.

 

 Në raste të tilla, institucionet duhet të tregohen të kujdesshme dhe të zbatojnë ligjin për të mbrojtur të miturit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy