Trump: Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump: Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit

"Izraeli duhet të kryejë një sulm në objektet bërthamore të Iranit për t'u hakmarrë për sulmin e fundit raketor të Teheranit ndaj shtetit hebre", ka argumentuar kandidati republikan për president Donald Trump.

Në fillim të kësaj jave, Irani lëshoi 180 raketa në drejtim të Izraelit, duke e quajtur atë si hakmarrje për vrasjet e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të cilët të dy kishin lidhje të ngushta me Teheranin.

Sulmi vrau një palestinez në Bregun Perëndimor, ndërsa ushtria izraelite pranoi se disa prej predhave goditën bazat e saj ajrore.

Sulmi pasoi gjithashtu atë që Izraeli e quajti një "operacion tokësor të kufizuar" në Libanin jugo, dhe që targetonte Hezbollahun.

Duke folur në një aktivitet të fushatës në Karolinën e Veriut të premten, Trump, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, nuk u pajtua me presidentin amerikan Joe Biden, i cili më parë kishte refuzuar të mbështeste një sulm izraelit në objektet bërthamore të Iranit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy