Veliaj /Kënd i ri lojërash te Pallati me Shigjeta

Veliaj /Kënd i ri lojërash te Pallati me Shigjeta

Një kënd i ri lojërash për fëmije po i shtohet kryeqytetit në Njësinë Nr. 5, duke e çuar në 16 numrin e këtyre parqeve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve u shpreh se ky kënd e transformon të gjithë zonën në një mjedis çlodhës për banorët, ndërsa theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

 “Kjo është një ndërhyrje që banorët të kenë kushte dinjitoze, asfalt, trotuare, ndriçim, por sigurisht edhe për fëmijët, të cilët janë pika e dobët e Bashkisë sonë. Në dy vitet e para besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, duke u fokusuar kryesisht te infrastruktura për fëmijët, te çerdhet, kopshtet, këndet e lojërave, shkollat. Kemi filluar 4 shkolla, kemi edhe 16 të tjera dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë, sigurohemi që qyteti ka një “pajë” për gjeneratën e ardhshme”, tha ai.

Veliaj garantoi qytetarët se pavarësisht situatës politike apo sezonit veror, Bashkia do të jetë në terren për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për komunitetin.

“Dua t’ju falenderoj, sidomos agjencitë e bashkisë, të cilat pavarësisht se është fushatë apo se do të vijnë pushimet e verës, në Tiranë do të punohet njësoj çdo ditë. Kjo do të thotë që edhe sot, edhe në datën 18 qershor, edhe kur njerëzit të ikin me pushime, Bashkia do jetë në punë, që kur ata të kthehen në shtator, t’i gjejnë të përfunduara të gjitha punët që kanë nisur dhe sigurisht të gjejnë një Tiranë shumë më dinjitoze se ajo që lamë para pushimeve”, u shpreh Veliaj.

Ky investim parashikon edhe ndërtimin e trotuareve, rrugicave, ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të bimësisë dekorative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy