Hailey Bieber u kthye pas në kohë duke treguar momentin e saj "më të ulët". Ajo kujton se kishte një moment në jetën e saj që nuk donte të ishte më në këtë botë.
Modelja thotë se mendimi i saj u bë “vërtet i errët”.
"Ju mund të filloni të keni mendime se nuk ia vlen më ose nuk dëshironi të jeni më këtu, gjë që kam pasur më parë në të kaluarën," shpjegoi Bieber, 25 vjeç.
"Tashmë që kam dalë nga kjo, unë mendoj se një ‘sistem mbështetës’ është gjëja më e rëndësishme," vazhdoi ajo, "Ndonjëherë nuk mendoj se ne mund t'i kuptojmë [ato mendime] vetë."
Bieber theksoi rëndësinë e aftësisë për të "shprehur" ato pikëpamje në vend që t'i kalojë ato e vetme.
“Duhet të shkosh te dikush që ti ndihesh e sigurt dhe e di që ai person do të mbështes dhe trajtojë, duke mos bërë të ndihesh sikur je e çmendur ose se je gabim që ndihesh e errët, e rënduar,” tha ajo, duke vënë në dukje se diskutimi dhe “luftimi me veten” shpesh ka efekt të kundërt.
“I them vetes se nuk mund të ndihem kështu sepse kam një jetë të mrekullueshme”, tha ish-balerina.



