
Një anije gjigante kontejnerësh me gjatësi sa katër fusha futbolli është bllokuar në kanalin e Suezit në Egjipit. Për pasojë, sipas BBC, është mbyllur një nga rrugët më me trafik në botë nga ku bëhen 12% e shkëmbimeve të mallrave.
Raportimet thonë se afërsisht 40 anijë të tjera më të vogla kanë mbetur të bllokuara pavarësisht se Egjipit ka hapur kanalin e vjetër për të devijuar trafikun.
Anija e bllokuar, e cila është 400 metra e gjatë, u shty nga era e fortë dhe ngeci në rërë.
Kanali i Suezit lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës. E quajtur Ever Given, anija është e rregjistruar në Panama, ndërsa drejtohet nga qytet porti i Roterdamit në Hollandë nga Kina.
Në momentin që ngeci anija 59 metra e gjërë ishte e drejtuar për në Mesdhe.



