USHTRIA GRUSHT SHTETI NË TURQI

USHTRIA GRUSHT SHTETI NË TURQI

Aeroporti Ataturk, televizioni turk shtetëror dhe një sër pikash strategjike në Stamboll janë marrë nën kontroll nga ushtria turke. Me sa duket bëhet fjalë për një grusht shteti serioz. Një pjesë e ushtrisë turke pretendon se ka organizuar një grusht shteti dhe ka marrë nën kontrroll të gjithë vendin. Por sipas një deklarate të kryeministrit turk, Yildirim bëhet fjalë për një tentativë të izoluar, ndërkohë qeveria mbetet në detyrë.

 

Gjithashtu raportohet se Presidenti turk, Erdogan ndodhet nën mbrojtje të veçantë dhe jashtë rrezikut, sipas disa mediave në qytetin e Bodrumit.  

 

Masa të larta sigurie raportohet të jenë marrë në të gjithë vendin, ku përfshihen forca të shumta ushtarake dhe të sigurisë të dislokuara në disa pika strategjike të vendit. Sipas raportimeve të para në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, ku janë pikasur gjithashtu avionët luftarakë në fluturim. Gjithashtu qarkullojne edhe video të cilat shfaqin ekzistencën e tanqeve në rrugë.

 

Nga ana tjetër autoritet turke dhe ambasadat e huaja në vend u kanë bërë thirrje qytetarëve mos të dalin nga banesat e tyre. Me argumentin se gjendja në rrugët e qyteteve turke është e pasigurt.

 

Sipas një deklarate për shtyp të transmetuar nga televizioni publik thuhet se tashmë Turqia po drejtohet nga një "Këshill Paqeje" dhe kanë hyrë në fuqi ligjet ushtarake. Deri më tani është e paqartë nga kush përbëhet ky grup ushtarakësh por mediat e huaja raportojnë për një së ushtarakësh të lartë turq që aktualisht po mbahen si pengje.

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Ankara, teksa avionë ushtarakë dhe helikopterë janë parë të fluturonin mbi qytet, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

 

Shkaqet pse Forcat Ajrore turke kanë hyrë menjëherë në veprim në qiejt e Turqisë gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të premteje, mbeten ende të paqarta, por mediat e huaja flasin për një grusht shteti. Madje thuhet se Ushtria turke ka marrë nën kontroll aeroportin e Stambollit "Ataturk" si dhe televizionin shtetëror. Ky i fundit ka ndërprerë transmetimet.

Ky zë u konfirmua edhe nga kryeministri turk, i cili foli për një grusht shteti në tentativë. Yildirim duke folur për agjencinë e lajmeve “NTV” deklaroi: Kjo është një përpjekje për grusht shteti, ne nuk do të lejojmë që kjo përpjekje të fitojë. Ne do të mbështesim demokracinë”.

 

Mbrapa këtij grushtit shteti raportohet se qendron një pjesë e ushtrisë. Nga ana tjetër mediet lokale bëjnë të ditur se i gjithë personeli i sigurisë është thirrur në detyrë.

 

Ndërsa shërbimet e rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë ditës së sotme, sipas asaj që bën të ditur “Ria Novosti”.

Më poshtë video nga dislokimi i forcave ushtarake turke gjatë sigurimit të “Urës së Bosforit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy