Në podcastin e tij të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ia kushtoi protestave në mbarë vendin kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ndërsa tha se projekti nuk do të anulohet pavarësisht reagimeve të shumta, ai shtoi se kjo valë protestash po ndihet në turizëm. Ai tha se në Sarandë kanë nisur anulimet e para të prenotimeve.



