
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu, i cili ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.
Me gjithë kundërshtimet që Balliu bëri për gjetjet dhe njëherazi kërkoi rivlerësim në të tre shtyllat kryesore të “Vettingut’, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte atë nga detyra e gjyqëtarit pranë Gjykatës së Apelit në Durrës.



