Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan në seancën plenare, me 90 vota pro dhe me 9 kundër e 2 abstenime buxhetin e vitit 2020.
Pak para votimit të deputetëve, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj është shprehur se buxheti i vitit të ardhshëm ka në fokus rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti. Nga ana tjetër, theksoi Ministrja Denaj, investimet nuk do të mungojnë.
“Jemi angazhuar për miratimin e kuadrit për të minimizuar dëmet e tërmetit dhe për të rimëkëmbur vendin pas kësaj situate. Të vijojmë me projektet e parashikuara më para se të ndodhte tërmeti. Angazhimi i ynë për integrimin e në BE mbetet i pandryshueshëm. I rimëkëmbjes dhe vazhdimësisë kështu mund të quhet ky buxhet. Akomodimin e fondit për rindërtim 20 mln lekë, 1 mln për qiratë. 35 mijë vende të reja pune, Në fund të vitit 2020 ky buxhet synon ky buxhet synon në masën 64.8%. Shpenzimet asete publike, bujqësi. Do të vijojnë investimet për infrastrukturën rrugore. Do të rritet huamarrja 10.4 mln lekë për rindërtimin e vendit. 2020 adreson nevojat domethënëse për tërmetit, por edhe vijueshmërinë të qëndrueshme të të gjithë parametrat”, tha Denaj.



