
Ambasadori francez, Nicolas de Bouillane është urdhëruar të largohet nga Bjellorusia sipas ambasadës franceze në Minsk.
"Ambasadori Nicolas de Lacoste u largua nga Bjellorusia sot," tha një zëdhënës i ambasadës.
Ende nuk dihen arsyet e largimit, por sipas mediave bjelloruse, ambasadori u dëbua sepse nuk i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Aleksandër Lukashenko.
Në një mesazh në faqen e saj në internet, Ambasada Franceze në Bjellorusi tha se diplomati i kishte paraqitur "kopjen të letrave kredenciale" ministrit të Jashtëm Vladimir Makei dhjetorin e kaluar.
"Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka kërkuar që ambasadori të largohet para 18 tetorit," tha zëdhënësja.
Franca, si vendet e tjera të BE -së, nuk i ka njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të gushtit të kaluar, të cilat i dhanë Lukashenkos një mandat të gjashtë pavarësisht raportimeve për mashtrime elektorale.
Rezultati ndezi protesta masive që zgjatën disa muaj, gjë që nuk ishte parë në ish-republikën sovjetike, aleate e Rusisë së Vladimir Putin.



