Shahin Dokuzi, ekspert i sigurisë kibernetike tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se AKSK ka filluar të rregullojë tregun dhe se mund të hiqen licenca nëse nuk je në nivelin e duhur me shërbimet informatike dhe pajisjet.
I ndalur tek sulmet kibernetike dhe nxjerrja e të dhënave, Dokuzi tha se në vendin tonë kjo çështje nuk është prioritet pasi nëse do ishte i tillë do të kishte dënime.
Sa i përket investimit nuk mund të krahasojmë shtetin me privatin, normalisht private do të jetë gjithmonë më i ngurtë për shkak të buxhetit. S’mund të krahasohet buxheti që ka shteti për të investuar në teknologji me privatin.
Në provat AKSK ka bërë disa ndarje të privatëve në varësi të informacionit që ruajnë. Bankat duhet të kenë nivelin më të lartë, duhet të jenë shumë të mbrojtura, kanë kaluar më pas tek spitalet, edhe ato duhet të jenë shumë të mbrojtura se kanë informacionet tona.
Ka filluar të rregullojë tregun. Mund të hiqet licenca nëse nuk je në nivelin e duhur me shërbimet informatike dhe pajisjet. Po bën një rregullim të privatit për të ruajtur informacionet tona.
Po të ishte kryefjalë do të kishte shumë dënime. Nuk e merr njeri seriozisht. Dolën të dhënat e bashkisë, nuk pati një prononcim. Në Europë të nxjerrë të dhënat e dikujt mund të dënohesh sikur ke vrarë një njeri dhe jo më të kesh nxjerr të dhënat e bashkisë.



