Macron- Sholtz takohen në Berlin, bisedime për luftën në Ukrainë dhe problemet e BE

Macron- Sholtz takohen në Berlin, bisedime për luftën në Ukrainë dhe problemet e BE

Darka e punës mes presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholtz u parapri nga një shëtitje në qendër të Potsdam, fare pranë banesës së Sholtz, në afërsi të Berlinit, duke ngjallur kuriozitetin e qytetarëve të thjeshtë.

Takimi mes dy liderve politik zgjati mbi tre orë, e konsideruar kështu si një darkë dukshëm më e gjatë sesa ishte planifikuar.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, në fokus të bisedave ishte lufta ruse në Ukrainës, por edhe çështjet e brendshme evropiane si propozimet e Komisionit Evropian për një reformë të borxhit të unionit.

Një temë veçanërisht e diskutuar mes Gjermanisë dhe Francës. Pas takimit, Sholtz sqaroj opinionin publik përmes një shkrimi të shkurtër në Twitter.

“Vendet tona janë të lidhura me një miqësi të pandashme. Së bashku ne po trajtojmë sfidat e  këtyre ditëve dhe ato të së ardhmes.

Vizita e Macron në Berlin konsiderohet si një shenjë e intensifikimit të marrëdhënieve Francë-Gjermani.

Presidenti francez planifikon të vizitoj përsëri Gjermaninë nga 2-4 korrik me ftesë të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, e konsideruar nga Pallati Elysee si fillimi i një kapitulli të ri në dekadat e miqësisë mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy