Eurovizioni, Ukraina dhe shtetet e tjera që u kualifikuan për finalen

Eurovizioni, Ukraina dhe shtetet e tjera që u kualifikuan për finalen

Dy nga favoritët e Eurovision 2024, Ukraina dhe Kroacia, u kualifikuan mbrëmë në finalen që do të zhvillohet të shtunën në Malmo të Suedisë.

Në fund të gjysmëfinales së parë, të vendosur nga vota e publikut, u kualifikuan edhe Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Finlanda, Qiproja, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ata i bashkohen gjashtë vendeve tashmë në finale, mbajtësja e titullit Suedia dhe pesëshes së përhershme Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Izraeli do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë që do të zhvillohet nesër.

Disa protesta janë planifikuar për të kërkuar përjashtimin e tij nga konkursi i këngës, pas kritikave për luftën në Rripin e Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy