Lejuan kultivimin e kanabisit/ Pezullohen nga detyra 4 shefa policie dhe 6 specialistë në Elbasan e Librazhd

Lejuan kultivimin e kanabisit/ Pezullohen nga detyra 4 shefa policie dhe 6 specialistë në Elbasan e Librazhd

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pezulloi nga detyra 10 punonjës policie në Elbasan dhe Librazhd.

Ky vendim u mor për kryekomisari Bedri Hasanaj, me detyrë shef i Komisariatit të Librazhdit.

Po ashtu edhe shefi i rrugores, shefi i krimeve dhe shefi i rendit.

Bashkë me ta janë pezulluar edhe 6 specialistë.

Të gjithë akuzohen se kanë lejuar mbjelljen e drogës në Librazhd.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd.

Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy