Havana përfshihet nga stuhi të forta ere, përmbytje dhe temperatura të ulëta

Havana përfshihet nga stuhi të forta ere, përmbytje dhe temperatura të ulëta

Një mot i keq me erëra të forta goditi bregun verior të Kubës të martën, ku dallgët e detit përmbytën rrugët duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe duke mbushur kryeqytetin Havana me plehra dhe degë pemësh të rrëzuara.

Shpejtësitë u rritën në 62 milje në orë (100 kilometra në orë) në pjesët perëndimore të ishullit, ndërsa stuhitë dhe erërat e forta përparuan në jug nga Florida, e cila pa kushte të ngjashme në fillim të kësaj jave.

Banorët e Havanës të martën në mëngjes e gjeten veten mw rrugw të veshur me pallto dhe kapele ndërsa temperaturat ranë deri në 55 gradë Fahrenheit (12 gradë Celsius), jashtëzakonisht e ftohtë për Kubën.

Në agim, uji rridhte nëpër disa rrugë të qytetit si lumenj bregdetar, duke lëvizur kandil dhe alga deti.

People navigate through a flooded street on a raft in Havana, on February 6, 2024.

"Kjo është me të vërtetë diçka e re ... ne nuk jemi mësuar me këtë lloj të ftohti," tha banorja e Havanës, Jaqueline Dalardes ndërsa ajo ecte përgjatë esplanades Malecón të qytetit. "Klima ka ndryshuar."

Havana, një qytet bregdetar i ndërtuar shekuj më parë në Gjirin e Meksikës, është veçanërisht i prekshëm ndaj rritjes së nivelit të detit dhe forcimit të stuhive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, kanë thënë shkencëtarët dhe planifikuesit e qytetit.

Më shumë se një e treta e 2.2 milionë banorëve jetojnë në zona të rrezikuara nga pushtimi i ujërave, sipas Programit të Zhvillimit të OKB-së.

Rritja e nivelit të detit kërcënon disa qytete bregdetare si Havana dhe mund të fshijë plotësisht nga harta shtetet e ulëta në pjesë të Oqeanit Paqësor Jugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy