Vera, somelierët: Shqipëria e ka potencialin, duhet mbështetje dhe marketing i mirë

Vera, somelierët: Shqipëria e ka potencialin, duhet mbështetje dhe marketing i mirë

Në studion e MCN Informacion, një grup somelierësh diskutuan mbi verën dhe vështirësitë që hasin prodhuesit e saj në Shqipëri.

DASHAMIR ELEZI – KRYETAR I SHOQATËS SË SOMELIERËVE

Njohuritë mbi verën nuk shterojnë kurrë. Një pjesë e mirë e konsumatorit shqiptar e njeh nga shqisa.

Ka 20 vite që duhej drejtuar vëmendja edhe te verërat shqiptare. Tani është kthyer në nevojë sepse turizmi po e kërkon. Një turist kërkon të njohë jo vetëm historinë e vendit, por edhe historinë e gastronomisë.

Nga sheshi i zi prodhohet verë e kuqe dhe rose. Sheshi i bardhë është mutacion dhe e ka habitatin në zonën mes Tiranës, Durrësit e Kavajës. Përtej prodhimtarisë së mirë, jep edhe cilësi ekstremisht të mirë. Sheshi i zi ka disa klone. Ai është i përhapur nga Kelmendi deri në Zarë. Vera nuk ka lindur në vitet 2000 në Shqipëri. Ne kemi pasur një histori të kahershme. 140 klonet janë kultivarë autoktonë dhe auloktonë.

Somelierët nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk thirren në kauzë. Shteti bën panairet dhe bëhet një figurë e dobët. Nuk mund të vendosësh në nivel ndërkombëtar ato verëra që konsumohen te lagjja. Po flasim për panair dhe jo për të shitur dy shishe verë.

Janë disa kantina që eksportojnë. Kanë problemet e tyre. Duhet të shfrytëzohet diaspora shqiptare. Ajo ka rreth 30 vite që është konsoliduar. Nëse do t’u servirim bizneseve të saj verë cilësore... Maqedonia 94% të prodhimi e eksporton. Shteti maqedonas paguan transportin që produkti të shkojë në destinacion.

Nëse kemi parasysh përbërjen e pjatës, atëherë në këtë rast mund t’i përshtatim verën e duhur. Pse konsumohet vera? Vera pastron atë që është laboratori i njeriut. Përbërësit e verës në njëfarë mënyre na bëjnë ne të aftë për të konsumuar pjesën përtej. E gjithë kjo duhet t’i shkojë për shtat asaj që gatuhet.

EVALT DOMI – PRODHUES VERE

Shqipëria ka mbi 12 varietete autoktone. Kanë potencialin për të shprehur më së miri klimën e Shqipërisë. Krahasuar me rajonin, ne kemi numër më të madh të varieteteve autoktone.

Cilësia e verës vjen nga rrushi. Pra një rrush i mirë prodhon verë të mirë nëse ndiqen me seriozitet protokollet. Investimet në vresht kthehen në lëndë të parë të mirë. Parametrat janë të shumtë. Jo çdo verë mund të vjetërohet dhe jo çdo verë është e destinuar të konsumohet e freskët. Varieteti është një nga elementët, por ka të bëjë edhe teknologjia. Verërat e bardha, p.sh. konsumohen brenda 2 viteve.

ENTELA CENKO – SOMELIERE

Janë hallka të ndryshme, nuk është çështje marketingu. Çështja është se kanë kosto shumë të larta kantinat. Marketingu është pjesë shumë e gjatë për të arritur te cilësia.

Çdokush qe e zgjedh verën, e zgjedh në mënyrën e vet. Somelieri ose pjesa e shërbimit i sugjeron disa etiketa që ka në menunë e tij.

Tashmë ka informacion dhe çdokush në Shqipëri dhe jashtë, nga pasioni mund ta kthejë në profesion. Ua sugjeroj të gjithëve.

ILI GËRDUPI - SOMELIER

Që të komercializohet një verë duhet të njohësh karakteristikat e saj. Ka pasur më pak interes për të eksperimentuar dhe për të mbjellë në mënyrë vijuese. Do të veçoja sheshin e zi për shkak të gjithëpërhapjes së tij të madhe në territor. Sheshi i zi është i përhapur përgjatë gjithë Ultësirës Perëndimore.

Unë kam hasur vazhdimisht të huaj që vijnë në Shqipëri dhe janë pasionantë vere. Duan të provojnë varietete shqiptare. Kur shkojnë në kantina, mbeten të mahnitur, krahasimisht me pritshmërinë e ulët. Ato verëra japin mesazhin më të mirë. Por ky është një proces i ngadaltë dhe nuk mund të kthejë pllakën. Një nga problemet që kanë prodhuesit shqiptarë është eksporti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy