SHBA/ Donald Trump i heq Biden-it, Harris-it dhe Blinken-it aksesin në informacione konfidenciale

SHBA/ Donald Trump i heq Biden-it, Harris-it dhe Blinken-it aksesin në informacione konfidenciale

Joe Biden dhe disa politikanë të tjerë demokratë nuk do të kenë më akses në informacionin e klasifikuar të SHBA-ve.

Është ky vendimi i marrë dje nga Presidenti Biden.

Ndër emrat e atyre që nuk janë më të autorizuar për t'u informuar për sekretet shtetërore janë Joe Biden, anëtarët e familjes së tij dhe ish-zëvendëspresidenti dhe kundërshtarja e republikanit në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.

Por aksesi në këto informacioni i është mohuar edhe Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit dhe kandidate e pasuksesshme kundër miliarderit republikan në vitin 2016, ish kreut të diplomacisë Antony Blinken dhe ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare zakonisht kanë akses në informacione të ndjeshme. Në fillim të shkurtit, Donald Trump njoftoi këtë masë, duke pretenduar se e kishte marrë atë sepse Joe Biden kishte bërë të njëjtën gjë për të në 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy