Kryetari i PD-së Lulzim Basha përkujtoi sot demonstratën e parë antikomuniste në Shkodër ku mbetën të vrarë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.
Basha shprehet se “sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë”.
“Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!”, theksoi ai.



