Një aksident ka ndodhur sot pranë Maminasit, në aksin Durrës-Tiranë.
Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident.
Ndonëse kanë kaluar 20 minuta nga aksidenti, ende nuk shihet asnjë patrullë policie në vendngjarje.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me aksidentin dhe rrethanat e ngjarjes.



