Vranësira dhe reshje të përkohshme në mesditë, parashikimi i motit për sotm

Vranësira dhe reshje të përkohshme në mesditë, parashikimi i motit për sotm

Vendi ynë do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. 

 

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë orëve të paradites, ndërsa nga mesdita pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore. 

 

Në vijën bregdetare moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore, me përjashtim të vijës bregdetare. 

 

Ndërkohë, në zonat malore priten reshje me intensitet të ulët, ndërsa në mënyrë të izoluar mund të shfaqen edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

 

Pasdite pritet ndërprerja e reshjeve dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era mund të forcohet herë pas here deri në 12 m/s.

 

Sa i përket detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy