Strehimi pas tërmetit/ Durrësi e Tirana miratojnë bonuset e qerasë për rreth 1600 familje

Strehimi pas tërmetit/ Durrësi e Tirana miratojnë bonuset e qerasë për rreth 1600 familje

Pas Tiranës edhe Bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qiras për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se vlera e qirasë mujore do të jetë në varësi të familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Deklarata e plotë

Dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë: Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660  familje e para që  kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1)   Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

2)   Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

3)    Çertifikatën familjare, dhe

4)   Të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy