Çelja e sezonit turistik në Durrës/ Xhepa: Emergjente, ndarja e vijës bregdetare (VIDEO)

Çelja e sezonit turistik në Durrës/ Xhepa: Emergjente, ndarja e vijës bregdetare (VIDEO)

Nga qyteti bregdetar i Durrësit, një destinacion turistik që tashmë tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit, vijnë paralajmërime për problematika që duhen zgjidhur urgjentisht për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.

Eduard Xhepa, kryetar i Shoqatës së Turizmit në Durrës, në një intervistë për “MCN Live”, theksoi se një ndër çështjet më emergjente është ndarja e qartë dhe e ligjshme e vijës bregdetare.

Duhet thënë se sezoni turistik në Durrës tashmë është kthyer ne destinacion turistik të turistëve që ne muajin mars.

Por sa i takon problemeve madhore që presim rregullim para nisjes zyrtare të sezonit turistik janë disa.

Duhet të nxitojmë dhe ngulim këmbë ne gjerat që mund të rregullohen tani para sezonit turistik.

Ndarja e vijës bregdetare duhet bërë sipas ligjit. Është një proces i qartë, i domosdoshëm dhe që sjell kënaqësi për të gjithë – si për bizneset, ashtu edhe për turistët. Kemi diskutuar me autoritetet vendore dhe jemi të besimit se kjo çështje do të zgjidhet në kohë.

Bashkia këtë vit ka një ngarkesë më të madhe për shkak të përvojës së re në menaxhimin e zonave publike, ndaj koordinimi mes strukturave është i domosdoshëm për të shmangur kaosin në plazhe.

Një tjetër problem serioz i ngritur nga Xhepa është prania e qenve endacakë në qytet dhe në zonat turistike, që sipas tij, përbëjnë rrezik për pushuesit vendas dhe të huaj.

Kemi probleme te madh me çështjen  qenve te rrugëve, të cilin e kemi ngritur shumë herë si problem,  dhe na është thënë që do të grumbullohen.

 Kërkesa jonë është që ata të grumbullohen dhe të strehohen në qendrat e rehabilitimit të mbrojtjes së kafshëve përmes shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

Ka pasur raste të kafshimeve, që jo vetëm dëmtojnë shëndetin e turistëve, por dhe imazhin e qytetit.

Ka çështje që mund dhe duhet të rregullohen që tani, për të shmangur emergjencat në kulmin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy