Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp që po zhvillon së bashku meZëvendësministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos tha se do të bëjë gjithçka që duhet për t’u integruar në union.
Unë jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krjuese sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, as e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Europian ka nxjerrë një raport që mbajtja jonë jashtë është më e kushtueshme sesa mbajtja brenda. Letra jonë u është drejtuar vendeve anëtare. Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, kandidatët nuk duhet të ndahen.
E dyta, po Moldavia? Moldavia u ka mbijetuar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira e në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë i ka drejtuar me shumë guxim, me vullnet mjaft të fortë europian duke u premtuar moldavëve BE. Ne jemi talebanët e BE-së. Nuk do t’ hedhim sytë askund. Çfarëdo të duhet, do ta bëjmë për të hyrë brenda. Ka pika të dobëta që duhen marrë në konsideratë.



