Përmbytjet, zhbllokohet pjesërisht autostrada Tiranë-Durrës (VIDEO)

Përmbytjet, zhbllokohet pjesërisht autostrada Tiranë-Durrës (VIDEO)

Vijon situata e vështirë që u krijua mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Pas përmbytjes që detyroi disa qytetarë të nxirrnin gomonen në rrugë, Ministria e Mbrojtjes raporton se aksi Tiranë-Durrës është i kalueshëm me vështirësi, ndërkohë ai nga Durrësi për në kryeqytet është ende i pakalueshëm.

Policia e Shtetit njofton se aktualisht aksi Ndroq-Durres është e kalueshme për drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që dje u bllokua nga prurjet e mëdha të ujit.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se mbi 300 persona janë evakuuar nga rreziku i përmbytjeve, pasi banesat e tyre u përfshinë nga uji. Ndërkohë, në terren janë angazhuar 500 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy