
Yulia Skripal vajza e helmuar e ish-spiunit Sergei Skripal, ka zbuluar se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga ambasada Ruse, duke thyher hestjen pas daljes nga spitali.
Sipas BBC, veprimi saj po vlerësohet edhe si një goditje për shefin e Kremlinit Vladimir Putinin.
Yulia Skripal, 33 vjeçe, u helmua me agjentin vdekjeprurës Novichok pranë shtëpisë së tyre në Salisbury, muajin e kaluar.
33-vjeçarja, doli nga spitali të hënën, dhe tha se babai i saj është "ende i sëmurë rëndë".
Sipas mediave në ishull ajo tani është zhvendosur në një ndërtes të sigurt, pasi ruhet nën masa të repta sigurie me roje të armatosur.
Në një deklaratë të lëshuar përmes Policisë Metropolitane, ajo konfirmoi se Rusia kishte kontaktuar me të por ajo nuk 'dëshironte të përfitonte nga shërbimet e tyre'.
Julia tha: “E kam lënë babanë tim në kujdesin e tyre dhe ai është ende i sëmurë rëndë. Edhe unë jam duke vuajtur nga efektet e agjentit nervor të përdorur kundër nesh”.
Julia më tej ka thënë: “Unë jam bërë e vetëdijshme për kontaktet e mia specifike në Ambasadën ruse, të cilët me mirësi më kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden. Për momentin nuk dëshiroj të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen, di se si t’i kontaktoj”.



