Partia Demokratike e Rithemelimi hedh një tjetër hap në përfshirjen e eputetëve në strukturat e saj.
Gazetari Mariglen Kume, raporton për edicionin e lajmeve në MCN TV se prej orës 14.00 në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur deputetë dhe përfaqësues të Rithemelimit.
Kjo mbledhje vjen para se të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të diskutuar ndryshimet në statut.
Në fillim mblidhet kryesia, për të diskutuar lidhur me ndryshimet statutore që do të bëhen në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Duke votuar ndryshimin statutor automatikisht Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj bëhen nënkryetarë të PD-së së Rithemelimit.
Nënkryetari i parlamentit bëhet automatikisht nënkryetar i PD dhe kreu i grupit bëhet nënkryetar dhe automatikisht PD bëhet me katër nënkryetarë partie.
Statuti parashikon që për çdo nënkryetar të komisioneve parlamentare apo komision të jetë anëtar i kryesisë.
Lidhur me deklaratat e Jozefina Topalli, Kume deklaroi se ajo ka thënë se lider nuk të bën karrigia në parti, por qëndrimet që mban dhe sipas saj qëndrimet që janë mbajtur nga disa deputetë, qoftë dhe zoti Bardhi, nuk janë normale.
I ka parë me skepticizëm ndryshimet statutore që do të bëhen sot, por nuk ka dashur të mbajë një qëndrim konkret, duke thënë se nuk dua të paragjykoj atë që çfarë është shkruar, dua të pres ndryshimet statutore për të mbajtur më pas qëndrimin konkret.
Partia Demokratike e Rithemelimit do të mbledhë Këshillin Kombëtar, në orën 16.30, për të riorganizuar strukturat e saj.



