Policia e Shtetit kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Mëngjesin e kësaj të shtune efektivët e policisë janë paraqitur në këto ambiente dhe sipas raportimeve gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda.
Bëhet me dije gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Ndërkohë transmetimi në televizionin News 24 ka ndaluar.



