Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Klinikat e abortit kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane pas vendimit të Gjykatës së Lartë për heqjen e të drejtës për një procedurë të tillë.

Rreth gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata anuloi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade.

Një klinikë aborti në Little Rock, Arkansas, mbylli dyert sapo vendimi i gjykatës u postua në internet. Stafi bëri telefonata për t'u thënë grave se takimet e tyre ishin anuluar.

Pavarësisht se sa fort përgatitemi për një lajm të keq, kur ai më në fund godet, godet fort. T'i telefonosh këta pacientë dhe t'u thuash atyre se Roe v Wade u rrëzua është zemërthyese.

Në New Orleans, Luiziana, Qendra e Kujdesit Shëndetësor të Grave, një nga vetëm tre ofruesit e abortit në shtet, u mbyll gjithashtu.

Sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, vendimi i Gjykatës së Lartë prek rreth 36 milionë gra në moshë riprodhuese, të cilat humbasin aksesin ndaj abortit në shtetet e tyre,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy