Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi, e konsideron qesharak qëndrimin e PD-së dhe të LSI-së për deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, pak ditë më parë në Tiranë, i cili u shpreh se bojkoti nga ana e opozitës po pengon integrimin e vendit.
Shalsi than ë një intervistë për “Orën” se opozita me qëndrimin e saj po saboton reformën në drejtësi dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pjesë nga intervista me Eduard Shalsin
Shalsi: E kupton sa qesharak është opinioni se ministri i Jashtëm gjerman është i painformuar apo i keqinformuar.
Gazetarja: Po deklarata e LSI?
Shalsi: Si ishte?
Gazetarja: Qëndrimi i Sigmar është i një njëanshëm dhe jo konstruktiv..
Shalsi: Nuk e kam dëgjuar por do ta përkufizoja me po të njëjtin epitet që përkufizova qëndrimin e PD. Misioni ynë është dhe mbetet si të mishërojmë aspiratën e shqiptarëve për tu integruar në Europë dhe për të bërë të mundur reformën në drejtësi.
Shalsi: PD po tradhton elektoratin dhe Shqipërinë
Shalsi: Me ketë qëndrim të vazhdueshëm po sidomos të kohëve të fundit po tradhëton jo vetëm elektoratin, por Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gazetarja: Me cilën sjellje?
Shalsi: Të ngujuar në çadër, pa një rrugëdalje të qartë, krejt një amulli mendore, ende sot nuk e dimë çfarë kërkojnë. Kanë ndryshuar qëndrimet e tyre gjatë këtyre 4 viteve. Kanë filluar një opozitë të fortë ende pa e marrë në dorëzim mazhoranca qeverinë. Sot që flasim Shqipëria ndodhet në një moment të jashtëzakonshme për tu integruar në BE. Raportet e BE për Shqipërinë kanë treguar se me reformat e ndërmarra Shqipëria është afruar shumë ajo që mbetet është reforma në drejtësi.



