Ekzekutoi oficerin Hoxha, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë (VIDEO)

Ekzekutoi oficerin Hoxha, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë (VIDEO)

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivt e policisë për dhunë.

Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohën kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar procedim penal për veprën penale "Kryerja veprimesh arbitrare".

Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivët e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bëra nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama.

Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar.

Referuar kallëzimit penal të bërë nga i riu për dhunë policore, ka ngritur dyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu ndaj dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28 shtatorit teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion antikanbis në Ishull-Lezhë.

Oficerët e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shok të tij, por sapo oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistoletë, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy