Izraeli do të vijojë të luftojë derisa të arrihen qëllimet e luftës.
Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu në një fjalim televiziv të martën.
“Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu në selinë ushtarake në Tel Aviv.
Më tej kryeministri Netanyahu tha se presioni ushtarak është i nevojshëm për të liruar pengjet e mbetura.
Ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë Hamasin.
Sulmi ushtarak ndaj Hamasit dhe lirimi i pengjeve tanë nuk janë qëllime kontradiktore, ato janë qëllime të ndërthurura



