Blinken mbërrin në Kiev

Blinken mbërrin në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili mbërriti sot në mëngjes në Kiev për një vizitë të papritur, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba. 

Lajmin e konfirmoi për CNN një burim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha gjithashtu që Blinken pritet të shpallë financime të reja për Ukrainën me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Ndalesa e parë e Blinken, pas një vizite të shkurtër në ambasadën amerikane, ishte në një varrezë ushtarake, ku ai vendosi një kurorë lulesh në nder të ushtarëve të rënë të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy